Sport

Në fshehtësi, një yll i madh i futbollit botëror i ofron shërbimet e tij PSG-së!

Një nga sulmuesit më të mirë në botë thuhet se është në kontakt të vazhdueshëm me klubin kryeqytetas francez, me synimin për një transferim të mundshëm këtë verë.

2 Qershor 2022, 14:41 Nga DOSJA
Në fshehtësi, një yll i madh i futbollit botëror i ofron

FRANCE - Robert Lewandowski habitet për të ardhmen e tij. Qendërsulmuesit polak i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata e tij me Bayern Munich dhe ende nuk ka arritur të pajtohet me klubin për një rinovim të saj. Pra, në mënyrë të pashmangshme, çështja e një transferimi në fund të sezonit është në buzët e të gjithëve.

Ndërkohë që flitet për kontaktet me Barcelonën, sulmuesi Robert Lewandowski do të ishte afruar edhe me Paris Saint-Germain. Sipas informacioneve të ‘Bild’, Pini Zahavi është në kontakt të vazhdueshëm me klubin kryeqytetas francez. Agjenti i sulmuesit, më herët i ka ofruar shërbimet e tij Leonardos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll