Sport

Benzema dhe Kroos reagojnë të parët, i urojnë mirëseardhjen Rüdiger

Ndërsa Real Madrid sapo ka zyrtarizuar ardhjen e Antonio Rüdiger nga Chelsea, disa nga bashkëlojtarët e tij të rinj reaguan shpejt ndaj lajmit.

2 Qershor 2022, 14:56 Nga DOSJA

Benzema dhe Kroos reagojnë të parët, i urojnë

SPANJE - A do të jetë kjo goditja e madhe e kësaj merkatoje për madrilènët? Ndërsa pak ditë më parë, Antonio Rüdiger njoftoi zyrtarisht largimin e tij nga Chelsea, pasi i përfundonte kontratës, mbrojtësi gjerman gjeti gjuhën e përbashkët dhe lidhi një kontratë të re katërvjeçare me Real Madridin. Drejtuesit e klubit “los blancos” sot e zyrtarizuan lajmin.

Dhe reagimet kanë qenë të shpejta nga bashkëlojtarët e ardhshëm të gjermanit, nisur nga bashkatdhetari i tij Toni Kroos. Nën postimin e tij, në ‘Madrid Zone’, ai vendosi disa flamuj gjermanë për t'i uruar mirëseardhjen. Në të njëjtën kohë, kapiteni Karim Benzema, thirri me "Vamonos" e tij tradicional. Qendërmbrojtësi Rudiger sapo ka ulur valixhet, e megjithatë duket se ka pushtuar disa zemra në kryeqytetin spanjoll.

Benzema dhe Kroos reagojnë të parët, i urojnë

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll