Sport

‘Bossi’ i ri Cardinale nis nga puna me Maldinin dhe Massaran: pastaj kontratat dhe tregu…

Pronari i ri i kuqezinjve ka dhënë garanci të shumta për drejtuesit, të cilët do t'i rinovojë në tërësi kontratat. Scaroni: "Marrëveshja është e përgjithshme"

2 Qershor 2022, 15:36 Nga DOSJA

‘Bossi’ i ri Cardinale nis nga puna me Maldinin dhe Massaran: pastaj

ITALI - Milani i ri i ‘RedBird’ do të rifillojë nga drejtuesit që riktheu ‘scudetton’ në shtëpinë e kuqezinjve. Dje takimi midis Gerry Cardinale dhe Paolo Maldini, i cili zgjati rreth dy orë, konfirmoi ndjenjat e pritshme, pronari i ri përsëriti besimin e tij te stafi, i cili ndoshta në ditët në vijim, do të rinovojë kontratat që skadojnë në fund të muajit. 

Këtu nuk janë përfshirë vetëm Maldini, Frederic Massara dhe Geoffrey Moncada, ndërkohë që tashmë ishte e qartë, se Ivan Gazidis do të mbajë postin e administratorit, edhe për shkak të marrëdhënies me Elliott, i cili do të qëndrojë te Milani me pakicë aksionesh.

Kjo e konfirmuar nga Paolo Scaroni: “Dje Maldini foli me Cardinalen, ata u takuan, biseduan me të për planet e tij dhe më duket se kanë arritur një marrëveshje të përgjithshme”. Duke folur për ‘Sky’, presidenti kuqezi shkoi pak më tej, duke i shkelur syrin fushatës së transferimeve: "RedBird është një fond i specializuar në sport, pres që Milani të bëjë një hap më tej përpara. Pres që ta trajtojë këtë treg vere me guxim".

Prioriteti është rinovimi i kontratës së Leaos, ndërsa në hyrje, është arritur maarrëveshja me Origin (ekzaminimet mjekësore të planifikuara për javën e ardhshme), në qendër të vëmendjes janë sulmuesi i ri i djathtë: përveç sugjerimit të Zaniolo-s dhe vetënominimit të Langut. Emri më i nxehtë është ai nga Charles De Ketalaere, i lindur në 2001, që luan me Bruges, i cili megjithatë do të donte ta mbante të paktën edhe një vit.

‘Bossi’ i ri Cardinale nis nga puna me Maldinin dhe Massaran: pastaj

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll