Aktualitet

Vrau vrasësin e të atit/ Flet Florian Përvathi nga burgu i Kavajës: Isha viktimë, Leka më provokoi!

Në fjalën e tij, Florian Përvathi ka treguar sesi shkon një ditë e tij në burg, ku edhe shpreh pasionin e tij për pikturë. 

2 Qershor 2022, 15:43 Nga DOSJA
Vrau vrasësin e të atit/ Flet Florian Përvathi nga burgu i
Florian Përvathi

KAVAJË- Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën në vitin 2009. Atë ditë nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës, ndërsa i biri i saj mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare. Floriani u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait. Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit duke ekzekutuar Lek Lekgjonajn. Sot, "Shqipëria Live" ka arritur të depërtojë në institucionin e të miturve në Kavajë aty ku po qëndron 17-vjeçari, duke e marrë në pyetje. Në fjalën e tij, Florian Përvathi ka treguar sesi shkon një ditë e tij në burg, ku edhe shpreh pasionin e tij për pikturë. 

“Një ditë e imja këtu është e qetë. Merrem me aktivitete të ndryshme. Pikturoj shumë, më pëlqen piktura. Kur mërzitem futem në dhomë e pikturoj. Pikturat e mia dua t’i ekspozoj, por dhe t’i dhuroj për bamirësi. Më shumë se gjithçka më mungon liria. Unë jam brenda, ndërsa miqtë e mi janë jashtë. Koha nuk kthehet, nuk kam se çfarë bëj. Kur kam ardhur këtu e kam kuptuar se kam gabuar. Unë nuk kam pasur kurrë një psikolog afër që të më udhëzojë dhe të më mbajë në rrugë të drejtë. Liria më mungon. Vazhdoj shkollimin tuaj. Ka ndryshuar edhe mendësia ime, por koha nuk kthehet. Unë jam rritur me gjyshërit, më kanë ndihmuar, por kanë pasur mentalitet tjetër,"-tha ai.

Ndërsa shtoi se për vrasjen e kryer kishte rënë viktimë e mentalitetit, duke i kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës: Për herë të parë u njoha me psikologun e punonjësin social në burg, kur nuk më duhet më. Nuk jam rritur me idenë e gjakmarrjes. Nuk më ka nxitur familja, por e kam bërë vetë. Ishte një moment që më shkatërroi gjithçka. Leka më provokonte vazhdimisht, prandaj nuk e durova më dhe ndërmora aktin final. Nëse nuk do më provokonte nuk do isha këtu sot. Isha viktimë e tij. I penduar jam, por koha nuk kthehet pas. I shpreh ngushëllime familjes së Lekës.

Vrasja ndodhi në fshatin Manati, teksa 65-vjeçari ishte në oborrin e banesës. Konflikti mes dy familjeve e ka zanafillën në vitin 2009, kur vëllai i viktimës, Ndue Lekgjonaj vrau babain e autorit, Gjon Përvathin. Ndërkohë Ndue Lekgjonaj, i cili ndodhet jashtë shtetit, u dënua aso kohe për krimin me 10 vite burg nga të cilat kreu vetëm 7 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sondazh

Poll