Aktualitet

Ishte dënuar me 23 vite burg/ Vrau bashkë me vëllain 2 persona në '97, ish-polici ekstradohet nga SHBA

Si rezultat i një operacioni 1-vjeçar, në aeroportin e Rinasit është sjellë sot ish-policin 56-vjeçar, i cili është dënuar me 23 vite burg.

2 Qershor 2022, 15:21 Nga DOSJA
Ishte dënuar me 23 vite burg/ Vrau bashkë me vëllain 2 persona
Tomor Çela

TIRANË- Deportohet nga SHBA-ja, autori i një vrasjeje të dyfishtë në vitin 1997 në Tiranë, Tomor Çela. Si rezultat i një operacioni 1-vjeçar, në aeroportin e Rinasit është sjellë sot ish-policin 56-vjeçar, i cili është dënuar me 23 vite burg, pasi bashkë me vëllanë vranë Elton Danin e Ledian Hoxhën.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Shtetit

Rinas/Deportohet nga SHBA-ja, autori i një vrasjeje të dyfishtë në vitin 1997, në Tiranë. Si rezultat i një operacioni 1-vjeçar, të kryer në bashkëpunim nga Interpol Tirana me Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), u bë i mundur deportimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt vendit tonë, për t’u përballur me organet shqiptare të drejtësisë, i shtetasit shqiptar: Tomor Çela, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 24.02.2014, e ka dënuar me 23 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në datën 27.11.1997, në rrugën “Bajram Curri”, Tiranë, shtetasi Tomor Çela, në bashkëpunim me vëllanë e tij, ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit L. H. dhe E. D. Policia e Shtetit shqiptar ka një falënderim të veçantë për Zyrën e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit Diplomatik të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë (DSS), Agjencinë për Emigracionin Doganat dhe Operacionet Speciale (ICE-ERO), Agjencinë për Patrullimin Kufitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USBP), Byronë Qendrore Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USNCN), për përpjekjet dhe veprimet e tyre për të realizuar gjithë këtë proces të përshpejtuar kthimi në Shqipëri të shtetasit Tomor Çela, për t'u përballur me organet e drejtësisë shqiptare.

Tomor Çela është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “vrasjes me paramendim” në dy raste dhe është dënuar me 23 vjet heqje lirie. Sipas Gjykatës, Çela është autori i vrasjes së Elton Danit dhe Ledian Hoxhës, ngjarje e shënuar në 27 nëntor 1997, në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas Gjykatës, tri-katër ditë para ngjarjes, ish-polici ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez” të llojit 240, dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga i ndjeri Ledian Hoxha, në të cilin ndodhej edhe shoku i tij, Elton Dani. 

Sondazh

Poll