Aktualitet

Tjetërsimi i pronës në Kanalin e Çukës, prokuroria: Të përfshirë nënpunës shtetërorë e biznesmenë

Nga ana tjetër, shtohet se organi i akuzës po vijon punën për vleftësimin në gjykatë të urdhërave të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë për 10 persona të dyshuar për veprat penale “shpërdorim i detyrës”.

2 Qershor 2022, 14:59 Nga DOSJA
Tjetërsimi i pronës në Kanalin e Çukës, prokuroria:
Prokuroria e Sarandës

SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me skemën korruptive për tjetërsimin e një siperfaqe toke prej 10 230 m2, ndodhur në Turizëm-Kanal i Çukës Sarandë, në afërsi të vijës bregdetare. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në këtë veprimtari dyshohet se janë të përfshirë nënpunës shtetërorë, biznesmenë dhe shtetas të tjerë. Nga ana tjetër, shtohet se organi i akuzës po vijon punën për vleftësimin në gjykatë të urdhërave të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë për 10 persona të dyshuar për veprat penale “shpërdorim i detyrës”.

NJOFTIMI NGA PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË SARANDË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në kuader të procedimit penal Nr. 605 të vitit 2020, pas zbatimit të urdhërave të ndalimit, ka kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Sarandë caktimin e masës së sekuestros preventive në lidhje me pasuritë objekt hetimi, të cilat dyshohet se jane regjistruar në Agjensinë Shtetërore të Kadastrës Sarandë mbi bazën e dokumentave të falsifikuara. Gjykata e Rrethit Gjyqesor Sarandë me vendimin Nr.50 dt. 02.06.2022, ka vendosur caktimin e masës së sekuestros preventive për një siperfaqe toke prej 10 230 m2, ndodhur në Turizëm-Kanal i Çukës Sarandë, në afërsi të vijës bregdetare.

Në vazhdim, organi i akuzës po vijon punën për vleftësimin në gjykatë të urdhërave të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurisë për 10 persona të dyshuar për veprat penale “shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ‘falsifikimi i dokumenteve’ parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal. Në këtë veprimtari dyshohet se janë të përfshirë nënpunës shtetërorë, biznesmenë dhe shtetas të tjerë.

Sot janë shpallur ne kërkim dy biznesmenët Behar dhe Bedri Mucobega, përkatësisht 40 dhe 51-vjeç.  Behar Mucobega akuzohet për “falsifikim dokumentesh” ndërsa Bedriu për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ata akuzohet si përfitues te trojeve përmes dokumenteve të falsifikuara.

Sondazh

Poll