Aktualitet

SHERR për çadrat dhe shezlongët në plazhin e Durrësit, dhunohen disa persona

Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre personat.

2 Qershor 2022, 13:47 Nga DOSJA
SHERR për çadrat dhe shezlongët në plazhin e
Plazh

DURRËS- Një sherr masiv ka ndodhur ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit. Shkak është bërë zaptimi i çadrave dhe shezloneve. Në nisje të sezonit turistik, tre persona janë konflikuar me njëri-tjetrin për vendosjen e çadrave në bregdet. Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë tre personat.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës” dhe “Vetëgjyqësia”, për shtetasit I. Ç., 52 vjeç, E. Ç., 25 vjeç dhe Sh. M., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për vendosjen e çadrave dhe shezlongëve, në bregdet.

Sondazh

Poll