Aktualitet

Abuzimi me tenderin për RTSH Agro, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg Thoma Gëllçi

GJKKO ka dënuar me nga 1 vit burg edhe 3 vartësit e Thoma Gëllçit, Julian Tapinë, Ervin Murjan e Alban Malavecin. Ndërsa GJKKO i ka hequr Thoma Gëllçit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

2 Qershor 2022, 14:17 Nga DOSJA
Abuzimi me tenderin për RTSH Agro, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg
Thoma Gëllçi

TIRANË- Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi është dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, me 1 vit e 4 muaj burg, për shkak se është gjetur fajtor të një abuzimi me tenderin për "RTSH Agro". Po ashtu, GJKKO ka dënuar me nga 1 vit burg edhe 3 vartësit e Thoma Gëllçit, Julian Tapinë, Ervin Murjan e Alban Malavecin. Ndërsa GJKKO i ka hequr Thoma Gëllçit të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Pas seancës, avokati i ish drejtorit të RTSH-së, Dorian Matlia ka reaguar pas vendimit, ku tha se GJKKO është një gjykatë popullore, ku duan që të kënaqin njerëzit për konsum publik.

"Kjo është një gjykatë popullore, ku duan të kënaqin njerëzit për konsum publik, është një çështje që mund të vendosë në rrezik zyrtarë të lartë, shteti nuk mund të funksionojë në këtë lloj mënyre. Do të kemi një rrugë të gjatë drejt pafajësisë. Është bërë një presion shumë i madh, që të ketë rezultate. Ka njerëz që kanë interes personal për dënimin e Thoma Gëllçit,"-u shpreh Matlija.

E gjitha nisi pasi një tenderi në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së për 'RTSH Agro', që u arrestua më datë 8 tetor të vitit të kaluar teksa Gjykata e Posaçme e la në burg më 11 tetor ashtu si tre ish-vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci të akuzuar për abuzim me tenderat. Gëllçi, bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në krye të RTSH. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tender.

Sondazh

Poll