Aktualitet

Ministria e Bujqësisë s'kompenson vezët e eliminuara nga gripi i shpendëve

Nëpërmjet një komunikimi me median, Enka Rushani administratore e një prej kompanive të prekura bëri apel ndaj instancave shtetërore që të regaojnë dhe tju vijnë në ndihmë, pasi e kanë të pamundur financiarisht rikuperimin.

2 Qershor 2022, 14:15 Nga DOSJA
Ministria e Bujqësisë s'kompenson vezët e eliminuara nga
Foto ilustruese

DURRËS- Ngordhja e mijëra krerëve pulave në Durrës si pasojë e infektimit me influencës aviare po çon drejt falimentit kompanitë private që i posedonin ato. Përfaqësues të këtyre kompanive, pohojnë se shteti nuk po merr parasysh kërkesat e tyre, për tju dhënë dorë në kompensim apo dëmshpërblim. Nëpërmjet një komunikimi me median, Enka Rushani administratore e një prej kompanive të prekura bëri apel ndaj instancave shtetërore që të regaojnë dhe tju vijnë në ndihmë, pasi e kanë të pamundur financiarisht rikuperimin.

Ndërsa e konsideroi këtë qëndrim të qeverisë, jo vetëm anti-ligjor, por edhe diskriminues ndaj biznesit, ndaj asaj pjese të biznesit që respekton ligjet dhe procedurat. Në të njëjtën linjë është dhe përfaqësuesja e kompanisë tjetër të private, e cila pohoi se Ministria e Bujqësisë po e neglizhon situatën, duke shmangur përgjegjësitë ligjore në këtë process.

Përfaqësusi i Shoqatës së Shpendërritësve, Edmond Mara, akuzoi qeverinë për neglizhencë, duke u shprehur se ende një përgjigje zyrtare për kompensimin e dëmit të shkaktuar nga asgjësimi dhe ngrodhja e pulave, edhe pse afati ligjor një mujor është tejkaluar disa herë.

Në korrenspondencën shkresore mes kompanive dhe Minstrisë së Bujqësisë, pavarësisht insistimit, ende nuk ka përgjigje zyrtare së çdo të ndodh me humbjen e pësuar nga kompanitë. Si pasojë e sëmundjes së Influencës Aviare, u asgjësuan 387,278 krerë pula dhe 540,410 kokrra vezë të asgjësuara në stabilimentin e prekur nga sëmundja në mars të këtij viti.

Virusi H5N8 është virus vdekjeprurës për shpezët në ferma dhe shpezët e egra. Në vitin 2021, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ky virus është duke qarkulluar në fermat në vende të ndryshme të Evropës që nga viti 2014. Sipas OBSH-së, infektimi me këtë virus i njerëzve konsiderohet shumë i ulët. Personat e infektuar duhet të mbikëqyren minimum 10 ditë, për të kontrolluar simptomat.

Sondazh

Poll