Aktualitet

Sherr mes dy femrave, njëra prej tyre përfundon me plagë në kokë nga goditjet me gurë

Sipas Policisë së Shtetit, një grua, e identifikuar me iniciale M. B. e ka goditur me gurë 41-vjeçaren me iniciale V. B., e për pasojë ajo është dëmtuar në kokë.

2 Qershor 2022, 13:39 Nga DOSJA
Sherr mes dy femrave, njëra prej tyre përfundon me plagë në
Foto ilustruese

HIMARË- Një sherr mes dy femrave në fshatin Tërbaç, Himarë, ka përfunduar me plagosjen e njërës prej tyre. Sipas Policisë së Shtetit, një grua, e identifikuar me iniciale M. B. e ka goditur me gurë 41-vjeçaren me iniciale V. B., e për pasojë ajo është dëmtuar në kokë. Blutë thanë se do e hetojnë në gjendje të lirë autoren, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasen M. B., banuese në fshatin Tërbaç, Himarë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka kallëzuar shtetasja V. B., 41 vjeçe, banuese në fshatin Tërbaç, Himarë, se shtetasja M. B. e ka goditur me gurë dhe për pasojë e ka dëmtuar në kokë.

Sondazh

Poll