Aktualitet

Gjykata e Tiranës hoqi sekuestron ndaj pasurisë së vëllezërve Marku, Prokuroria ankimon vendimin

Organi i akuzës i është drejtuar Apelit me kërkesë për sekuestron preventive të pasurisë së Sokol e Elson Marku

2 Qershor 2022, 14:48 Nga DOSJA
Gjykata e Tiranës hoqi sekuestron ndaj pasurisë së
Vellezerit Marku

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka ankimuar vendimin për lirimin e pasurive të vëllezërve Marku. Organi i akuzës i është drejtuar Apelit me kërkesë për sekuestron preventive të pasurisë së Sokol e Elson Marku dhe familjarëve të tij.

Disa ditë më parë Gjykata e Tianës, me gjyqtare Migena Laska rrëzoi kërkesën e prokurorisë dhe urdhëroi pushimin e kësaj çështjeje, duke urdhëruar lirimin e pronave që kapin vlerën e rreth 5 milion eurove.

Vëllezërit Marku u hetuan për trafik droge, pastrim parash, dhënie të parave me fajde dhe tregti makinash. Në kuadër të operacionit të koduar “Vëllazëria”, ekzekutoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezrve pas një hetimi të filluar në vitin 2019.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll