Aktualitet

SKANDALI me tjetërsimin e pronave në Sarandë, shpallet në kërkim ish-kreu i degës së PS

Ardian Kola ka drejtuar ASHK Sarandë për periudhën maj 2019-korrik 2020, ndërsa ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në periudhën maj 2018 – tetor 2020.

2 Qershor 2022, 13:55 Nga DOSJA
SKANDALI me tjetërsimin e pronave në Sarandë, shpallet në
Ardian Kola

TIRANË- Ish-Drejtori i ASHK në Sarandë, Ardian Kola, është shpallur në kërkim nga policia. Raportohet se Kola ka firmosur certifikatat e pronësisë për trojet e përfituara me dokumente false, i përfshirë në skemën korruptive për tjetërsimin e një toke prej 10 mijë metra katror.

Ardian Kola ka drejtuar ASHK Sarandë për periudhën maj 2019-korrik 2020, ndërsa ka qenë edhe kryetar i Partisë Socialiste në periudhën maj 2018 – tetor 2020.

Ditën e sotme janë shpallur në kërkim dy biznesmenët Behar dhe Bedri Muçobega, 40 dhe 51 vjec. Behar Muçobega akuzohet për falsifikim dokumentash dhe Bedri Mucobega akuzohet për pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.  Një ditë më parë u arrestua nga policia Pandi Zhonga, drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës, së bashku me juristen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Rovena Alikaj si dhe Aleko Anagnostin, noter.

PËRSE AKUZOHEN?

Prokuroria e Sarandës dyshon se janë kryer tjetërsimin e një sipërfaqe prej 10 mijë metra katror tokë, duke e ndarë tek persona të tjerë, të cilët më pas kanë ndërtuar. Përfituesit e tokave përmes dokumenteve të falsifikuar janë Fredi Merkuri, Valter Llomi dhe Argonida Canaj, ndaj të cilëve janë ekzekutuar urdhër arrestet.

Sipërfaqja tokësore e tjetërsuar ka qenë tokë shtetërore dhe para tjetërsimit shërbente si hapësirë e gjelbër, (Lulishte), për qytetin e Sarandës. Përmes falsifikimit të dokumentave, miratimit të lejeve të ndërtimit nga bashkia Sarandë dhe hipotekimit më pas në zyrës e ASHK-së Sarandë, kjo tokë prej 10 mijë metra katror, është tjetërsuar tashmë te persona të tretë, të cilët tashmë janë në prangat e policisë.

Sondazh

Poll