Sport

Pelé i kërkon Putinit të ndalë luftën në Ukrainë: “Eshtë e pajustifikueshme!”

Legjenda e futbollit botëror ka përfituar nga fitorja 3-1 e Ukrainës në Skoci, në ndeshje e ‘play-off’-it për Kupën e Botës në Katar, për të kërkuar përfundimin e luftës

2 Qershor 2022, 10:11 Nga DOSJA
Pelé i kërkon Putinit të ndalë luftën në

BRAZIL - Pelé, me rastin e ndeshjes ‘play-off’ të fituar (3-1) nga Ukraina të mërkurën në Skoci, i ka dërguar një mesazh Vladimir Putinit përmes llogarisë së tij në Instagram.

“Dua ta përdor ndeshjen e sotme (të mërkurën), si një mundësi për të bërë një kërkesë: ndaloni pushtimin. Nuk ka absolutisht asgjë që justifikon një dhunë të tillë”,- ka shkruar legjenda braziliane 81-vjeçare.

“Sot, ukrainasit përpiqen të harrojnë, të paktën për 90 minuta, tragjedinë që ende prek vendin e tyre. Përpjekja për t'u kualifikuar në një Kupë Botërore është tashmë një detyrë e frikshme. Është pothuajse e pamundur me kaq shumë jetë në rrezik,- komentoi braziliani. 

Kam jetuar tetë dekada, gjatë të cilave kam parë luftëra dhe fjalime urrejtjeje nga liderët në emër të sigurisë së popullit të tyre. Ne nuk mund të kthehemi në atë kohë, ne duhet të evoluojmë”,- këmbënguli Pelé, për të cilin lufta në Ukrainë është “e pajustifikueshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll