Sport

"Ja çfarë më ngeli peng", Shpëtim Duro nuk e fsheh zhgënjimin: E nisëm mirë por...

Humbja në finalen e Kupës djeg për Laçin por edhe për trajnerin Shpëtim Duro, i cili nuk e fshehu zhgënjimin në intervistën e dhënë për 'Supersport'.

31 Maj 2022, 22:54 Nga DOSJA

"Ja çfarë më ngeli peng", Shpëtim Duro nuk e

TIRANË- Humbja në finalen e Kupës djeg për Laçin por edhe për trajnerin Shpëtim Duro, i cili nuk e fshehu zhgënjimin në intervistën e dhënë për 'Supersport'.
"E nisëm mirë, shënuam por u barazuam. Kemi qenë më kërkues se Vllaznia në të dytën. Është finale, që përcaktohet nga episodet. Goli në shtesë patjetër ishte meritë e Adilit, por ishte edhe mospërqendrim fatal i portierit, vendosi fatin e ndeshjes."

Pengu i Duros: "Më ngel pishman ai gol i dytë i Vllaznisë, sepse nuk e kishte Vllaznia atë rrezikshmëri. Fjalët tani janë të tepërta, e kemi humbur Kupën."

E.Ç (Dosja.al)

duro

Sondazh

Poll