Sport

"U shkarkova te Laçi dhe e fitova këtu", Josa i nxjerr inatin ish-klubit: Ja çfarë i ndryshova Vllaznisë

Josa u shfaq shumë i entuziazmuar nga suksesi në Kupën e Shqipërisë, duke “thumbuar” në njëfarë mënyrë edhe drejtuesit e Laçit

31 Maj 2022, 22:44 Nga DOSJA

"U shkarkova te Laçi dhe e fitova këtu", Josa i nxjerr

TIRANË- Josa u shfaq shumë i entuziazmuar nga suksesi në Kupën e Shqipërisë, duke “thumbuar” në njëfarë mënyrë edhe drejtuesit e Laçit për shkarkimin nga detyra e trajnerit kur ishte ende në lojë për fitimin e Kupës së Shqipërisë.

EMOCIONI- Në momentin e vërshëllimës, duke qenë se do të vazhdoj të jem trajner i Vllaznisë, klubi arriti objektivat, nuk ishte e pakët fitimi i Kupës, emocioni më i madh ishte se edhe njëherë tjetër në gjysmëfinale, jam shkarkuar nga klubi mbas gjysmëfinales së parë, edhe kësaj here, u shkarkova mbas gjysmëfinales së parë dhe arrita objektivin me një tjetër klub. Oferta e Vllaznisë ishte i papritur. Fitimi i Kupës dhe objektivi ekonomik nuk ishte i pakët.

NDRYSHIMI- I ndryshova mënyrën e lojës dhe vendosjen Vllaznisë dhe një farë dëshire. I pashë lojtarët pak poshtë. Zgjidhjet nuk ishin ato që unë kërkoja në raste të veçanta. Duhet kohë që të sistemosh një model loje të tillë. Impenjimi ishte kryesore, ia dedikoj fitoret gjithë hallkave të klubit. Sidomos presidencës dhe futbollistave, pa ta nuk kemi çfarë bëjmë ne. Nga momenti që u shkarkova nga Laçi, me gjysmën e këmbës në finale të Kupës, vetes ia kisha vënë se s’bën objektiv fitores.

E.Ç (Dosja.al)

121092

Sondazh

Poll