Sport

E dyta rradhazi,Vllaznia bën 'pronë të saj' Kupën e Shqipërisë! Laçi bie pas 120 minutash

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit, ishte akti i fundit i sezonit në futbollin shqiptar, teksa në “Air Albania” u përcaktua jo vetëm fituesi i trofeut, por edhe skuadra që plotësoi katër skuadrat që do të marrin pjesë në Europë

31 Maj 2022, 21:18 Nga DOSJA

E dyta rradhazi,Vllaznia bën 'pronë të saj' Kupën

TIRANË- Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit, ishte akti i fundit i sezonit në futbollin shqiptar, teksa në “Air Albania” u përcaktua jo vetëm fituesi i trofeut, por edhe skuadra që plotësoi katër skuadrat që do të marrin pjesë në Europë.

Ishte pikërisht skuadra shkodrane që ia doli të fitonte Kupën e Shqipërisë me shifrat 2-1, në 120 minuta lojë. Pjesa e parë do të niste mirë për Laçin ku vetëm në minutën e 4' Guindo do të shënonte për bardhezinjtë. Avantazhi i shpejtë nuk është se tronditit besimin e shkodranëve, të cilët në minutën e 18' do të barazonin me Hoxhajn.

Në pjesën e dytë, dy skuadrat e kishin të vështirë të hidheshin në aventurë dhe takimi përfundoi me shifrat 1-1. Në shtesë, Vllaznia do të gjente golin e avantazhit në minutën e 95. Adili nga 30 metra shënon aty ku portieri Dajsinani nuk kishte se çfarë të bënte. Kupa e tetë në histori për Vllazninë, që tashmë do të marrë pjesë në Kupat e Europës.

E.Ç (Dosja.al)

66525

Sondazh

Poll