Sport

Dinastia The Rock vazhdon në mundjen profesionale, vajza e aktorit pritet të debutojë në WWE

Simone Alexandra Johnson, vajza e vetme e Dwayne "The Rock" Johnson me ish-gruan e tij Dany Garcia, është gati të bëjë debutimin në WWE

31 Maj 2022, 20:52 Nga DOSJA

Dinastia The Rock vazhdon në mundjen profesionale, vajza e aktorit pritet

SHBA-Simone Alexandra Johnson, vajza e vetme e Dwayne "The Rock" Johnson me ish-gruan e tij Dany Garcia, është gati të bëjë debutimin në WWE. Simone Alexandra Johnson ka dy vite që punon fort dhe sheh mundësinë që të futet në ringun që ka rritur të atin dhe para tij gjyshin e saj.

Vajza e 10-herë kampionit të botës, nënshkroi kontratën e saj me ëëE në vitin 2020 dhe që atëherë ka punuar shumë në palestër. Babai i saj e ka mbështetur gjithmonë ai komentoi me krenari temën e trashëgimisë familjare në faqen zyrtare të WWE.

"Kjo do të thotë gjithçka për mua. Duke ditur që familja ime ka një lidhje personale me mundjen profesionale është vërtet e veçantë për mua dhe jam mirënjohës që kjo trashëgimi po vazhdon."

E.Ç (Dosja.al)

81383

Sondazh

Poll