Sport

I dha Kupën e Shqipërisë, futbollistët e Vllaznisë bëjnë qull Mirel Josën (reagimi trajnerit)

Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë dhe siguroi pjesëmarrjen në Europë sezonin e ardhshëm.

31 Maj 2022, 22:31 Nga DOSJA

I dha Kupën e Shqipërisë, futbollistët e Vllaznisë

TIRANË- Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë dhe siguroi pjesëmarrjen në Europë sezonin e ardhshëm. Kuqeblutë ngritën për herë të tetë në histori këtë trofe, të cilin e kishte fituar edhe një vit më parë, fiks në të njëjtën datë, me 31 maj, përballë Skënderbeut.

Trajneri Mirel Jose ia doli duke siguruar një trofe në vetëm pak javë në krye të pankinës. Një triumf i përjetuar me shumë emocione. Në kohën kur trajneri po jepte një intervistë, lojtarët i bënë “dushin” e zakonshëm me ujë, të përjetuar me shumë humor edhe nga vetë tekniku.

E.Ç (Dosja.al)

josa

Sondazh

Poll