Sport

Pep Guardiola i mahnitur nga Rafael Leao, Man.City e ka seriozisht për talentin e Milanit

Rafael Leao ishte një lojtarët më të rëndësishëm për Milanin në këtë sezon. Sulmuesi portugez realizoi 11 gola dhe asistoi tetë herë në 34 ndeshje

31 Maj 2022, 13:11 Nga DOSJA

Pep Guardiola i mahnitur nga Rafael Leao, Man.City e ka seriozisht për

MILANO-Rafael Leao ishte një lojtarët më të rëndësishëm për Milanin në këtë sezon. Sulmuesi portugez realizoi 11 gola dhe asistoi tetë herë në 34 ndeshje. Shifra që i dhanë atij çmimin si MVP i kampionatit italian.

Siç shihet, ndikimi i tij i jashtëzakonshëm nuk ka kaluar pa u vënë re nga gjigantët europianë. Paolo Maldini, drejtori sportiv i Milanit foli për La Gazzetta dello Sport. “Ne e morëm atë nga Lille për 24 milionë euro dhe menjëherë vendosëm një klauzolë prej 150 milionë eurosh. Tani për tani, rritja është eksponenciale për klubin dhe për lojtarin", theksoi ai.

Një deklaratë që ka përforcuar besimin dhe angazhimin e Leaos ndaj klubit kuqezi. Megjithatë, Real Madrid ashtu edhe PSG është interesuar për të. Këto dy skuadrat nuk janë të vetme, sepse siç thotë fichajes.com, Manchester City ka nisur të interesohet seriozisht për talentin portugez.Për më tepër, ai do të ishte lojtari i duhur për të zëvendësuar Raheem Sterling i cili sezonin tjetër i përfundon kontrata.

E.Ç (Dosja.al)

649729

Sondazh

Poll