Sport

Milan-RedBird, gjithçka e kryer! Nesër bëhet njoftimi, shifrat e shitjes dhe plani për merkaton

Gerry Cardinale ka firmosur kontratën e blerjes së Milanit. Zyrtarisht aksionet e klubit kuqezi kalojnë nga Elliot te RedBird për shifrën e 1.3 miliardë eurove

31 Maj 2022, 12:30 Nga DOSJA

Milan-RedBird, gjithçka e kryer! Nesër bëhet njoftimi, shifrat

MILANO-Gerry Cardinale ka firmosur kontratën e blerjes së Milanit. Zyrtarisht aksionet e klubit kuqezi kalojnë nga Elliot te RedBird për shifrën e 1.3 miliardë eurove. (Është e mundur të zyrtarizohet nesër) Merkato e klubit është prioritet maksimal. Duke filluar nga Paolo Maldini, i cili së fundmi u shpreh i zhgënjyer për mungesën e ofertës së rinovimit.

Drejtori ekzekutiv Gazidis do t'i dorëzojë një kontratë të re ish-kapitenit dhe Massara-s, dhe më pas të fillojë të punojë për forcimin e ekipit. Jo vetëm blerjet, sigurisht: një nga çështjet e para që do të trajtohet do të jetë rinovimi i kontratës së Leaos.

RedBird tashmë ka përvojë në botën e sportit dhe, megjithëse buxheti dhe përcaktimi i punës janë padyshim ende për t'u njohur, pritet vazhdimi i vizionit të Elliott: investime të qëndrueshme, profile me një perspektivë të madhe dhe rritje graduale të vlerës së skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

47088

Sondazh

Poll