Sport

UEFA: Karim Benzema, lojtari më i mirë i Champions League për sezonin 2021/22

Sulmuesi i Real Madridit e merr këtë vlerësim, pasi kryesoi listën e golashënuesve me 15 gola dhe e çoi skuadrën e tij drejt lavdisë gjatë rikthimeve të tyre marramendëse.

31 Maj 2022, 13:19 Nga DOSJA

UEFA: Karim Benzema, lojtari më i mirë i Champions League për

ZVICER - Paneli i vëzhguesve teknikë të UEFA-s kanë përzgjedhur Karim Benzema të Real Madridit, si lojtarin më të mire të sezonit 2021/22 të UEFA Champions League.

Sulmuesi francez ishte një figurë hajmali për Madridin, pasi ai i çoi “los blancos” drejt titullit rekord të 14-të europian dhe i pesti për të personal, që kur u bashkua nga Lyon në 2009. Benzema arriti të shënojë një dyshifror golash në Champions League në një sezon të vetëm në karrierën e tij, duke u kryesuar edhe listën e shënuesve me 15 golat, e realizuar gjatë sezonit.

Çuditërisht, rekordi prej 10 golash ​​erdhi në fazën e eliminimit, duke filluar me një ‘hat-trick’ vendimtar kundër Paris Saint-Germain në raundin e 16-të. Ai vazhdoi me një tjetër tris ndaj Chelseas, përpara një treshe golash kundër Manchester Cityt në gjysmëfinale, duke përfshirë edhe penalltinë e kohës shtesë që mbylli një goditje të pakëndshme.

Megjithëse Benzema nuk i shtoi golat e tij në finale, ai tani qëndron i treti në listën e golashënuesve më të mire të të gjithë kohërave të Kupës Europiane, së bashku me Robert Lewandowskin.

“Ai bëhet më i mirë çdo ditë, si vera”,- është shprehur trajneri i tij Carlo Ancelotti muajin e kaluar. "Çdo ditë ai bëhet një lider edhe më i mirë dhe ndjen se sa i rëndësishëm është për ekipin dhe klubin. Ne jemi vërtet të lumtur dhe me fat që e kemi."

UEFA: Karim Benzema, lojtari më i mirë i Champions League për

Të dhënat statistikore të Karim Benzema 2021/22 në Champions League:

Ndeshje: 12

Gola: 15

Asiste: 1

Distanca e përshkuar: 10.13 km për ndeshje

Shpejtësia maksimale: 32 km/h

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll