Sport

Kampioni i Real Madridit tërhiqet nga Nations League, portieri belg i dëmtuar

Sapo ka fituar C1, portieri Thibaut Courtois është tërhequr për katër ndeshjet e ardhshme me kombëtaren e vendit të tij dhe ka përfunduar sezonin e tij.

31 Maj 2022, 12:28 Nga DOSJA
Kampioni i Real Madridit tërhiqet nga Nations League, portieri belg i

BELGJIKE - Pas vuajtjeve nga pubalgjia, Thibaut Courtois u largua nga grumbullimi i kombëtares belge të martën dhe përfundoi sezonin e tij 2021-22. Ai nuk do të marrë pjesë në katër ndeshjet e Nations League (grupi A, vazo 4) të planifikuara për këtë muaj qershor 2022 për Belgjikën.

I cilësuar si lojtari më i mirë në finalen e Champions League të fituar të shtunën e kaluar nga Real Madrid në ‘Stade de France’ (1-0 kundër Liverpool), Courtois kreu teste të ndryshme në stërvitje, por dhimbja ishte e vazhdueshme. Në marrëveshje të përbashkët me stafin teknik të Belgjikës, portieri mendoi se një periudhë pushimi ishte thelbësore për të dhe se nuk duhet të rrezikonte për sezonin e ardhshëm, me finalet e Kupën e Botës në Katar pas gjashtë muajsh (21 nëntor - 18 dhjetor 2022).

Të premten e 3 qershorit, Belgjika do të përballet me Holandën, të mërkurën e 8 qershorit kundër Polonisë; të shtunën, më 11 qershor, do të udhëtojë drejt Cardiff për t’u ndeshur me Uellsin, për ta mbyllur ‘aventurën’ e Nations League në Varshavë, më 14 qershor ndaj Polonisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll