Politike

S’kaloi në Kuvend, Miraka: Strumbullar i gjithë kësaj është Gazment Bardhi

Theksoi se vetë Enkelejd Alibeaj u kishte kërkuar deputetëve që të mos mbështesnin kandidaturën e tij me argumentin se kishte firmën e kreut të PD-së, Sali Berisha.

30 Maj 2022, 23:50 Nga DOSJA
S’kaloi në Kuvend, Miraka: Strumbullar i gjithë kësaj
Simon Miraka

TIRANË- Simon Miraka është shprehur se më shumë keq i erdhi për gjuhën e përdorur nga një nga eksponentët e PD, Gazment Bardhi, se për pjesën që emri i tij nuk u votua për të qenë anëtar i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit. Në një lidhje me emisionin “log”, Miraka tha se mos votimi i tij është stisur nga Gazment Bardhi, ndërsa theksoi se vetë Enkelejd Alibeaj u kishte kërkuar deputetëve që të mos mbështesnin kandidaturën e tij me argumentin se kishte firmën e kreut të PD-së, Sali Berisha.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetje: Kë fajësoni për faktin që nuk u votuat në parlament”? Taulant Ballën apo zotin Beisha që nuk heq emrin e tij nga lista propozuese?

Simon Miraka: Ju falënderoj për ftesën. Unë do ta filloj me diskutimin që bëri Gazment Bardhi. Nuk u shqetësova për veten time për këto deklarata e zotit Balla. Ajo që më tronditi ishte mënyra e demonstrimit të zotit Bardhi dhe fjalori i tij. Si ka mundësi që një personalitet i politikës tu thotë kolegëve deputetë të së majtës që jeni të pafytyrë. Kjo më shqetësoi, kjo më tronditi, ne nuk jemi armiq me njëri tjetrin. Por ky fjalor nuk mund të përdoret as nga adoleshentët jo nga një personalitet, gjuha më tronditi më shumë sesa kundërshtimi i votës për mua.

Pyetje: Ju po thoni që zoti Bardhi e ka veçuar emrin tuaj?

Simon Miraka: Sigurisht. Për mua strumbu8llar i kësaj është zoti Bardhi. Unë nuk jam personi që e kam vënë në listë zotin Berisha për deputet, është ish-kryetari Basha bashkë me zotin Bardhi. Unë e respektoj edhe mendimin kundër, jemi në demokraci, sigurisht unë që kam dit të qëndroj në kohë të vështira do t’i të fal edhe në kohë paqeje. Unë kam 30 vjet në administratën shtetërore dhe nuk mësohem dot me këtë mënyrë ekspozoje, me këtë lloj fjalori, që rrugëzgjidhjen kanë tek sharjet.

Pyetje: A keni patur komunikim të drejtpërdrejtë me zotin Berisha?

Simon Miraka: Jo.

Pyetje: Unë do ju kisha thënë që t’i kërkonit zotit Berisha të tërhiqej, do e bënit?

Simon Miraka: Unë nuk i kam thënë zotit Berisha as vër firmën, nuk i them as hiq firmën. Kam respekt për zotin Berisha. Unë për hir të së vërtetës, ligji jonë për tu paraqit në Komisionin e Ligjeve kërkojnë të kesh firmën e 28 deputetëve, dhe mua më kanë thënë gjithë deputetët që e kemi për nder të të mbështesim. Më vunë në dijeni se zoti Alibeaj i kishte thënë mos mblidhni firma për zotin Miraka, por deputetët nuk ju përgjigjën këtij urdhri.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll