Sport

Lewandowski, kategorik nga Polonia: “Koha ime te Bayern Munich ka mbaruar”

Sulmuesi i bavarezëve i bën sërish presion klubit të tij dhe këmbëngul se nuk do të luajë më në Munich: “Shpresoj të mos më mbajnë, vetëm me kontratën në dorë mund ta bëjnë këtë”,- shtoi polaku tashmë i përqendruar te kombëtarja e tij.

30 Maj 2022, 15:24 Nga DOSJA
Lewandowski, kategorik nga Polonia: “Koha ime te Bayern Munich ka

POLONI - Robert Lewandowski ka dalë para shtypit në Poloni, në grumbullimin e kombëtares së tij. Sulmuesi polak nuk i ka shmangur pyetjet për të ardhmen e tij dhe ka qenë edhe një herë shumë i qartë për dëshirën e tij për t'u larguar nga Bayern Munich: "Koha ime te Bayern ka mbaruar, nuk shoh asnjë shans për të vazhduar në këtë klub." 

Sulmuesi ende i Bayernit shtoi, se "transferimi është ndoshta zgjidhja më e mirë për të dyja palët" dhe iu referua mundësisë për t'u detyruar të qëndrojë kundër dëshirës së tij: "Bayern është një klub serioz, por shpresoj të mos më mbajnë, sepse vetëm me kontratën në dorë mund ta bëjnë”. 

Duke e transmetuar qartë mesazhin, Lewandowski më vonë tha se dëshiron të fokusohet në ndeshjet e kombëtares dhe më pas do të flasë sërish: "Preferoj të mos them asgjë më shumë për momentin. Pasi të luaj ndeshjen time të fundit me kombëtaren, do të ketë kohë për të thënë më shumë dhe ndoshta do të kem më shumë informacion."

Polonia do të hapë ndeshjet e Nations League këtë të mërkurë (18:00) në Varshavë kundër Uellsit, do të vazhdojë në Bruksel kundër Belgjikës të mërkurën 8 e qershorit (20:45), pastaj kundër Holandës në Roterdam të shtunën, 11 qershor (20:45) dhe do të përfundojë të martën më 14 qershor (20:45) në Varshavë kundër Belgjikës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll