Sport

“Katar 2022” përshpejton sezonin e ri. Ja kur do të nisin “Top 5” më të mirët e Europës

Ndërsa sezoni 2021-2022 sapo ka ulur ka ulur siparin, “big”-ët e kontinetit kanë përcaktuar piketat për sezonin e ardhshëm…

30 Maj 2022, 15:06 Nga DOSJA
“Katar 2022” përshpejton sezonin e ri. Ja kur do të nisin

ZVICER - Finalet e botërorit “Katar 2022”, i cili për herë të parë në histori do të zhvillohet në fundvit në periudhën nëntor-dhjetor, ka diktuar që sezoni i ri 2022-2023, të startojë më shpejt nga zakonisht në Europë. Koha për pushime dhe rikuperime do të jetë, në “Top 5” kampionatet elitare të kontinentit do të jetë shumë më e shkurtër.

Kështu, kampionati anglez i Premier League do të luajë topin e parë për sezonin e ri më 6 gusht dhe do të mbyllet më 28 maj 2023. Ashtu si në ishull, edhe në Francë, sezoni i ri i Ligue 1 do të fillojë më 6 gusht dhe është parashikuar të mbyllet më 3 qershor 2023.

Kampionati spanjoll, La Liga do të nis më 12 gusht, ndërsa nuk ka një datë fikse për mbylljen e sezonit të rregullt. Do të ketë risi për futbollin gjerman, pasi Bundesliga do të ndezë ‘motorët’ më 5 gusht dhe do të përfundojë më 27 maj 2023. Ndërkohë, në Itali, Serie A do të nisë më 13 gusht, por ashtu si pjesa më e madhe e kampionateve elitarë të Europës.

E përbashkëta e “Top-5” kampionateve më elitarë të kontinentit është ndërprerja e tyre në fundjavën e dytë të 13 nëntorit, për t’i hapur rrugën emocioneve të botërorit “Katar 2022”, që starton më 21 nëntor dhe do të mbyllet më 18 dhjetor 2022.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll