Aktualitet

Ushtria e Shqipërisë stërvitet bashkë me atë të Kosovës, Mehaj: Së bashku jemi më të fortë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se së bashku jemi më të fortë.

30 Maj 2022, 14:38 Nga DOSJA
Ushtria e Shqipërisë stërvitet bashkë me atë të
Forcat e Armatosura të Shqipërisë

KOSOVË- Forcat e Armatosura të Shqipërisë, së bashku me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar ditën e djeshme stërvitjen e përbashkët ushtarake në poligonin kombëtar të Bizës.

Gjatë kësaj stërvitje trupat e dy vendeve kryen qitje me armë të ndryshme si dhe me mortaja. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se së bashku jemi më të fortë.

"Fuqisë tonë luftarake për mbrojtjen e vendit i bashkohet edhe zjarri i mortajave dhe istikameve të pamposhtura. Së bashku jemi gjithmonë më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.

Ushtria e Shqipërisë stërvitet bashkë me atë të
Postimi në Facebook nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës

Trajnimi mbi mortajat dhe xhenion, u zhvillua përgjatë një periudhe dy javore, nën drejtimin e instruktorëve të Forcës Tokësore.

(j.c)/dosja.al

Sondazh

Poll