Aktualitet

E kapën duke tradhëtuar burrin, flet nusja: Falje i kërkoj familjes time, atyre jo!

Ajo tha se ishte ai fajtor që nuk e kishte marrë me vete. Ndërsa dha edhe detaje jetën që bënte me familjen e burrit të saj.

30 Maj 2022, 12:47 Nga DOSJA
E kapën duke tradhëtuar burrin, flet nusja: Falje i kërkoj
Foto ilustruese

TIRANË- 20-vjeçarja nga Librazhdi ka bërë një apel për bashkëshortin e saj, pasi prindërit e tij e filmuan dhe e publikuan në rrjetet sociale. Në fjalën e saj, në emisionin “Me zemër të hapur”, ajo tha se ishte ai fajtor që nuk e kishte marrë me vete. Ndërsa dha edhe detaje jetën që bënte me familjen e burrit të saj.

"Pse nuk më more në Gjermani? Pse më le shërbëtore të familjes tënde? Të ketë turp familja jote që më dhunoi e më nxorri pamjet. Jam penduar, edhe jo për lidhjen. Falje i kërkoj familjes time, atyre jo, kurrën e kurrës. Gabova shumë. Vjehrra nuk bënte asgjë. Unë laja, shplaja dhe gatuaja. Rrogën time të punës e çoja tek familja ime. Mbaja sa për rrugën, edhe për të ngrënë. Burri sillte lekë, por jo aq shpesh. Më solli për ditëlindje dhe kur vinte nga Gjermania. Vjehrrit ushqeheshin me lokalin. Edhe ujë e drita i paguante vjehrri,”-tha ndër të tjera ajo.

Po ashtu, ajo tregon se natën e konfliktit ishte dhunuar edhe nga prindërit e burrit, e po ashtu edhe nga i ati i tij. Madje edhe në sy të Policisë së Shtetit. 

PJESË NGA BISEDA: 

Si i ke marrëdhëniet me babain?

Nusja: Me babain nuk flas dot, s’e kam frikë. Ai nuk i duron dot ato që kanë ndodhur dhe thotë fjalë të pista. Nuk do që të më shoh me sy, asgjë.

Si mendon do arrish që të komunikosh me babain? Kush i shpërndau videot në portale?

Nusja: Njerëzit e burrit i kanë çuar në faqe dhe ato i shpërndanë.

Pse duhej ky diskriminim?

Nusja: Zoti e pastë me ta!

Sa ke qëndruar në Librazhd në spital atë natë?

Nusja: Vetëm një natë ndenja. Ndenja në oksigjen 1 orë. Më dhemb trupi i gjithë. Atje u bëra si më mirë. Më mori policia në komisariat dhe më pas fola me babain dhe e la që do më merrte. Në momentin që ishin policët, më gjuajti prapë. Erdhëm në shtëpi, filloi prapë. Atë natë nuk kam bërë qetësi.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll