Aktualitet

Nis gjyqi për Erion Alibej, SPAK kërkon si dëshmitar Nuredin Dumanin dhe 'Rikun'

Hetuesit e SPAK ka kërkuar të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.

30 Maj 2022, 13:40 Nga DOSJA

Nis gjyqi për Erion Alibej, SPAK kërkon si dëshmitar Nuredin

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK ka kërkuar 25 dëshmitarë për gjyqin ndaj Erion Alibej, i akuzuar për si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Gjatë seancës së sotme, hetuesit e SPAK ka kërkuar të pyetet edhe Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që zbardhi detaje nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.

Ndërkohë që avokati i Alibejt ngul këmbë për pafajsinë e klientit të tij, duke u shprehur se pas atentatit ndaj të vëllait, shteti nuk e kishte marrë në mbrojtje. Dumani zbuloi se ishte organizator i vrasjes së Ramazanit, Erion Alibej ishte financues i vrasjes së Ramazanit, ekzekutor Skerdi Tasi dhe ndihmës për ekzekutimin kanë qenë Henrik Hoxhaj, Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili.

"Ia vranë familjen para syve, nuk u mor në mbrojtje. SPAK nuk ka prova të qarta për arrestimin e tij. Shteti sajoi prova e dëshmi ndërsa procesi është i montuar. Dëshmitarët e drejtësisë janë 4 dhe thonë versione të ndryshme", tha avokati i Alibej gjatë seancës së sotme.

Ndërkohë që në dosjen e koduar “Plumbi i Artë” efektivi i policisë Leonard Palushi i porositur nga Erion Alibej, ka ndërhyrë për të prishur hetimet, duke vendosur pas hekurave të burgut dy persona që nuk kishin lidhje me vrasjet e dy shokëve.

Emiljano Ramazani u vra më 20 korrik 2020. Vrasja është kryer poshtë shtëpisë së tij, teksa Ramazani po parkonte automjetin tip "Ford Fokus", ndërsa miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, u vra me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit, një rrugë qorre ku nuk kalojnë njerëz.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll