Aktualitet

I akuzuar për fshehjen e pasurisë, GJKKO shtyn vendimin për Fatos Lulon

Shkak për dështimin e seancës ndaj ish anëtarit të Kushtetueses ishte mosparaqitja nga SPAK e ekspertizës së kërkuar nga Gjykata  së Posaçme

30 Maj 2022, 14:26 Nga DOSJA
I akuzuar për fshehjen e pasurisë, GJKKO shtyn vendimin për Fatos
GJKKO

TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për datën 19 korrik procesin ndaj ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, i cili akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë. Shkak për dështimin e seancës ndaj ish anëtarit të Kushtetueses ishte mosparaqitja nga SPAK e ekspertizës së kërkuar nga Gjykata  së Posaçme mbi bilancin e të ardhurave dhe pasurisë së Lulos.

Deri më tani mbas hetimeve të SPAK është kthyer tre herë nga togat e zeza dosja në ngarkim të ish-magjistratin për veprime të ndryshme.

SPAK kaloi për gjykim, ish-anëtarin tjetër të Kushtetueses dhe ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja me të njëjtat dyshime mbasi SPAK e ka vendosur nën akuzë për mos deklarim.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll