Aktualitet

Të shtëna gjatë një sherri familjar, plagoset një burrë, në pranga një shqiptar

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës ku shqiptari, një 39-vjeçar, raportohet se kishte një plagë në kofshë por është jashtë rrezikut për jetën. Ai u transportua nga një ambulancë për në spitalin e qytetit ku dhe ruhet nga forcat e policisë.

30 Maj 2022, 12:36 Nga DOSJA
Të shtëna gjatë një sherri familjar, plagoset një
Pamje nga vendngjarja

ITALI- Një shtetas shqiptar është qëlluar në këmbë gjatë të shtënave me armë para një lokali në lagjen e njohur Canaletto në La Spezia të Italisë. 

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur gjatë natës ku shqiptari, një 39-vjeçar, raportohet se kishte një plagë në kofshë por është jashtë rrezikut për jetën. Ai u transportua nga një ambulancë për në spitalin e qytetit ku dhe ruhet nga forcat e policisë.

Gjatë natës karabinierët nisën hetimet për të rindërtuar dinamikën e asaj që ndodhi. Pas kontrolleve, një tjetër shtetas shqiptar me banim në La Spezia është ndaluar nga policia gjyqësore. I dërguar në komisariat i është nënshtruar marrjes në pyetje. 

Pas dëshmisë së dhënë në polici shqiptari është dërguar në burg dhe është zbuluar që sherri kishte nisur pas disa debateve familjare. Ai akuzohet për vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe marrje mallrash të vjedhura. Arma e përdorur është vjedhur 5 vite më parë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll