Aktualitet

Zbulohet një parcelë me kanabis në Bulqizë, nën hetim kryeplaku e specialisti i mjedisit

Nën hetim nga uniformat blu të kryeplaku i fshatit, i identifikuar me inicialet M. M., e po ashtu N. D., 63 vjeç, me detyrë specialist-roje mjedisi.

30 Maj 2022, 14:35 Nga DOSJA
Zbulohet një parcelë me kanabis në Bulqizë, nën hetim
Pamje nga parcela me kanabis

BULQIZË- Dy persona janë vënë nën hetim nga Policia, pasi janë zbuluar 324 copë fidanë kanabis në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Muçës’. Nën hetim nga uniformat blu të kryeplaku i fshatit, i identifikuar me inicialet M. M., e po ashtu N. D., 63 vjeç, me detyrë specialist-roje mjedisi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Si rezultat i kontrollit të territorit, në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Muçës’, njësia Adiministrative Martanesh, Bulqizë, janë gjetur të kultivuara 324 copë fidan të dyshuara bimë narkotike canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore ngabpolicia e Dibrës u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: M. M. 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Ballenjë. N. D., 63 vjeç, me detyrë specialist-roje mjedisi, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim Detyre”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, të përfshirë në këtë aktivitet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll