Aktualitet

Sherr me thika në Krujë, plagoset një 36-vjeçar

Sherri ka ndodhur dy ditë më parë, për motive të dobëta, ku i riu i identifikuar me inicialet D.K., ka qëlluar me thikë të riun tjetër.

30 Maj 2022, 13:21 Nga DOSJA

Sherr me thika në Krujë, plagoset një 36-vjeçar

KRUJË- Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme në Krujë, ku një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Sherri ka ndodhur dy ditë më parë, për motive të dobëta, ku i riu i identifikuar me inicialet D.K., ka qëlluar me thikë të riun tjetër.

Njoftimi i Policisë:

Krujë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim D. K., 30 vjeç, banues në Krujë, pasi më datë 28.05.2022, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. F., 36 vjeç, banues në Krujë. Po nga këto shërbime u arrestua në flagrancë shtetasi Y. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me fjalë kushëririn dhe kunatën e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll