Aktualitet

E kapën mat me të dashurin/ “E doja si nusen time”, vjehrra: Dyshuam para dy javësh

Ajo pretendoi se e ka trajtuar shumë mirë nusen, si ta kishte vajzën e saj. 

30 Maj 2022, 13:19 Nga DOSJA

 

E kapën mat me të dashurin/ “E doja si nusen time”,
Foto ilustruese

TIRANË- Pas dëshmive tronditëse të nuses së re në Librazhd, që u kap ‘mat’ me të dashurin e saj në dhomën e gjumit, vjen versioni i vjehrrës së saj. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të moderatores Evis Ahmeti, vjehrra tha krejt të kundërtën. Ajo pretendoi se e ka trajtuar shumë mirë nusen, si ta kishte vajzën e saj. 

PJESË NGA BISEDA: 

Çfarë ka ndodhur me ju dhe nusen e djalit?

Nusja: Për ça mi bëni këto pyetje

Kemi disa video që janë shpërndarë në portale. Duhet të kuptojmë se pse është dhunuar kjo 20-vjeçare?

Nusja: Videos se di, mi kanë marrë nga telefoni. Kam kaluar pak vetë. Se prisja atë gjë. E kam dashur si gocën time dhe e mbaj prej 2 vite e gjysmë. Emigrant janë të gjithë. Ai vinte dy muaj dimri dhe ikte. Ai do e merrte në gusht nusen kur të kishte pushuar. I thash dy javë më parë që; u hap dera lart. U ndje zhurmë; më tha nuk di gjë fare.

Atë natë që keni shkuar, ke qenë ti dhe bashkëshorti juaj dhe djali..pse duhet të ndodhte ashtu?

Nusja: E kapëm se e di që e kishte një brenda. Dyshuam dhe e bëmë një foto që djali ta kishte aty. Ne kurrë në botë. I pashë videot dhe ishte shumë e rëndë. Ato video mbrohen nga policia. Nuk të gënjej.

Si keni shkuar me nusen?

Nusja: Shumë mirë kam qenë. E doja si gocën time. E dija dhe më shumë se s'kam goca. Kemi kaluar mirë.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll