Aktualitet

'Sa të vij do të të vras'/ Flet nusja 20-vjeçarja nga Librazhdi: Prindërve u ra të fikët

E reja tha se ndjehej e kërcënuar, madje kishte marrë dhe urdhër mbrojtjeje.

30 Maj 2022, 12:40 Nga DOSJA
'Sa të vij do të të vras'/ Flet nusja
Foto ilustruese

TIRANË- 20-vjeçarja nga Librazhdi tha se i vëllai e kishte kërcënuar me vrasje në momentin që ka parë videon e saj duke tradhëtuar bashkëshortin e saj. Teksa tregonte reagimin e prindërve dhe bashkëshortit pas publikimit të lajmit, e reja tha në emisionin “Me zemër të hapur” se ndjehej e kërcënuar, madje kishte marrë dhe urdhër mbrojtjeje.

“Prindërit kanë reaguar shumë keq. Të dyve u ra të fikët. Babi është shumë keq. Mami sikur e kalon me punën, kurse babi nuk mundet. Bashkëshorti më ka mallkuar, më ka sharë. Kam marrë urdhër mbrojtjeje për t'u mbrojtur nga babai. Nuk më duron dot as të më shohë me sy. Pamjet mi kanë shpërndarë familjarët e burrit. Edhe me të dashurin kam folur, ai më ka nxitur që t'i denoncoj. Kam vëllain në Greqi. Më ka thënë s'ke turp, sa të vij do të të vras,”-tha ndër të tjera 20-vjeçari. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll