Aktualitet

Policia e Shtetit kërkesë Prokurorisë: Të hetohet pasuria e Edmond Begos

Sipas burimeve të Dosja.al, bëhet me dije se Mond Manol Irfan Bego ka kërkuar hetim për pastrim të parave të krimit. 

30 Maj 2022, 11:58 Nga DOSJA
Policia e Shtetit kërkesë Prokurorisë: Të hetohet pasuria e
Edmond Bego

TIRANË- Policia e Shtetit kërkon hetim pasuror për Edmond Begon. Nëpërmjet një shkresë blutë kanë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës, ku i kërkojnë institucionit të akuzës të kryejë një hetim pasuror pasi biznesmeni dyshohet për pastrim parash. Sipas burimeve të Dosja.al, bëhet me dije se Mond Manol Irfan Bego ka kërkuar hetim për pastrim të parave të krimit. 

Nga verifikimet e Policisë së Shtetit në fashikullin që i është dorëzuar prokurorisë se shoqëria ”Inert ekspres” në pronësi të biznesmenit ka porositur dy vila tek një pale sipërmarrëse “grea crost”, njërën prej të cilave në emër të subjektit që përfaqëson, më pas e ka shitur tek një person, i cili është identifikuar me inicialet H. L .

Bego rezulton i dënuar në Itali për organizatë kriminale me 11 vite burg. Gjithshtu sipas shkresës se prokurorisë thuhet nga Policia se Bego, më 24 dhjetor 2009 është arrestuar në kryeqytet me Sajmir Sinën dhe Belul Gjahtarin, të cilët gjithashtu akuzohen si anëtarë të bandës së Aldo Bares. 

Policia i kujton gjithashtu prokurorisë së Bego është ndaluar në 2018 teksa po kthehej në Shqipëri nga Korfuzi, ku kishte qenë me familjen. Ai u ndalua me një pasaportë me identitetin Mond Bego, por mbi urdhër arresti të skaduar, në bazë të difuzionit të lëshuar nga Interpol Roma. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll