Aktualitet

U kap në dhomë nga vjehrri, shfajësohet e reja nga Librazhdi: Më droguan, s'di ç'më kanë bërë

E reja pretendon se natën kur ka ndodhur filmimi i saj është droguar, madje dhe ka qenë në spital.

30 Maj 2022, 12:19 Nga DOSJA
U kap në dhomë nga vjehrri, shfajësohet e reja nga Librazhdi:
Foto ilustruese

TIRANË- 20-vjeçarja nga Librazhdi ka treguar detaje lidhur me martesën e saj dhe me bashkëjetesën me prindërit e burrit të saj në qytetin e vogël. Në një intervistë për “Me zemër të hapur”, e reja pretendon se natën kur ka ndodhur filmimi i saj është droguar, madje dhe ka qenë në spital.

“Unë kisha një muaj që rrija me atë djalin. Se i kisha kërkuar burrit të më merrte me vete, por më kishte lënë në Shqipëri.  Atë natë isha të flija gjumë. Më droguan, nuk e di ça më kanë bërë. Ata kishin një çelës të vetin. Hëngra darkë me ta. Kosumova ushqim me ta. Nuk mbaj mend asgjë. Vajta në spital, nuk isha mirë. Kisha shenja në trup. Nga ora 10 ishte ai djali aty, ata erdhën më kapën me shumë komshinj. Ai nuk e dinte që isha e martuar,”-u shpreh ajo.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll