Aktualitet

Vjehrri e kapën 'mat', flet nusja LIVE: Ma mbushën mendjen top, burri rrinte një muaj e ikte, s'e shijuam

Sipas saj, ishte vjehrra ajo që kërkoi ta merrte nuse për të birin, pasi e kishte parë në fshat.

30 Maj 2022, 12:11 Nga DOSJA

Vjehrri e kapën 'mat', flet nusja LIVE: Ma mbushën mendjen

LIBRAZHD- Nusja 20-vjeçare nga Librazhdi ka treguar versionin e saj të historisë. Në një rrëfim “live” për emisionin “Me zemër të hapur”, e reja ka bërë me dije se ishte martuar që kur ishte e mitur, vetëm 17 vjeç. Sipas saj, ishte vjehrra ajo që kërkoi ta merrte nuse për të birin, pasi e kishte parë në fshat. E gjithashtu ka folur edhe për bashkëshortin e saj. 

Jam e martuar prej 3 vitesh, tani jam 20 vjeç. Kur jam martuar isha 17 vjeç. Isha fëmijë, ma mbushën mendjen. Familja e burrit ma mbushi mendjen, ma bënë top, e tani ia ku jam. Unë punoja në Togëz, ata kishin lokalin aty, e aty më njohën. Ishte vjehrra ajo që më zgjodhi. Ka 2 vite e gjysmë burri që ka ikur në Gjermani. Burri im është 30 vjeç. Ai vinte një muaj dhe ikte. Nuk dilnim bashkë, nuk e shijonim, më shumë rrinte në lokal. Ata më donin vetëm si shërbëtore. Ata rrinë në katin e parë, unë rri në katin e dytë,”-tha ajo në rrëfimin e saj. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll