Aktualitet

Mbytja e foshnjës në Korçë, del ekspertiza: I porsalinduri u fut i gjallë në valixhe

Foshnja ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare, e cila mendoeht se ka lidhur me probleme të theksuara të shëndetit mendor, por nuk ka ende një diagnozë të saktë.

30 Maj 2022, 11:49 Nga DOSJA
Mbytja e foshnjës në Korçë, del ekspertiza: I porsalinduri
Foto ilustruese

KORÇË- Del ekspertiza mjeko-ligjore e foshnjës që u gjet pa jetë brenda një valixheje në dollap. Burime për Top Channel pranë Institutit të mjekësisë ligjore bëjnë me dije se foshnja i gjetur në valixhe i pajetë, ka lindur i gjallë.

Foshnja ka qenë me shenja jete kur është futur në valixhe nga nëna 40-vjeçare, e cila mendoeht se ka lidhur me probleme të theksuara të shëndetit mendor, por nuk ka ende një diagnozë të saktë. Mostrat e foshnjës të gjinisë mashkullore u dërguan menjëherë pas zbulimit të ngjarjes drejt Tiranës, ku konfirmohet se foshnja ka lindur i gjallë.

Pritet që akti i ekspertimit të mbërrijë në prokurorinë e Korçës për të bërë më pas edhe ndarjen e veprës penale që rëndon mbi Valmira Hasimllarin. 

Era e rëndë që vinte nga dollapi u pikas pas shumë kohësh nga burri i 40-vjeçares, Klodian Hasimllari i cili ishte kthyer një muaj më parë nga Greqia. Ai bëri denoncimin në polici, e përballë gazetarëve u shpreh se foshnja nuk ishte i tiji. Gruaja kishte shfaqur probleme mendore, ndërsa diagnoza, sipas mjekëve, është skizofreni, një sëmundje e rëndë, e cila sjell shkëputjen nga realiteti të pacientit. Mjekja psikiatre, Nikolina Bode deklaroi ditën e djeshme për mediat se ajo është pikasur nga familjarët e saj në muajin dhjetor me bark të fryrë, por nuk ka pranuar të ekzaminohej.

40-vjeçarja ka deklaruar para psikiatres, e cila e vizitoi pas zbulimit të ngjarjes së rëndë se është një “person tjetër” dhe se foshnja ka lindur nga ky “person”. Ngjarja horror u zbulua më 2 maj në Korçë. Hasimllari jetonte në banesë së bashku me djalin 15-vjeçar, i cili vuan nga autizmi. Për 40-vjeçaren duhet të kujdesej i vëllai, i cili merrte kempin për të, ndërsa për të miturin, kujdestare ishte gjyshja.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll