Aktualitet

Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane në Tiranë: Bashkohuni seancave tona

Ambasada fton të rinjtë në datë 31 maj nga ora 15:30 deri në 17:00 në këndin amerikan në Tiranë.

30 Maj 2022, 11:38 Nga DOSJA
Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane në Tiranë:
Ambasada

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje të rinjve që t'u bashkohen seancave të tyre të hapura, në mënyrë që të përfitojnë informacion për mundësi studimi në SHBA. Përmes një postimi të bërë publik, ambasada fton të rinjtë në datë 31 maj nga ora 15:30 deri në 17:00 në këndin amerikan në Tiranë.

NJOFTIMI:

Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada e SHBA ofron mundësi akademike (me dhe pa diplomë) për shqiptarët përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra jonë për Marrëdhëniet me Publikun po zhvillon seanca informuese për vitin akademik 2023-2024. Stafi ynë organizon seancën e radhës informuese jo-virtuale të martën, më 31 maj, nga ora 15:30 deri në 17:00 në Këndin Amerikan në Tiranë. Të gjithë të interesuarit për të ndjekur një seancë virtuale mund të regjistrohen këtu: https://bit.ly/3ëë3IjëSeanca jonë e fundit virtuale e informacionit do të mbahet të martën, më 7 qershor. Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë rreth këtyre mundësive të mahnitshme për të studiuar në Shtetet e Bashkuara!

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll