Sport

E veçantë! Luis Diaz ‘humbi’ edhe kundër qenit të tij, kolumbiani e ka quajtur atë Toni Kroos...

Toni Kroos është një kampion. Nuk është për t'u habitur që shumë kolegë, veçanërisht ata më të rinjtë, e konsiderojnë model. Përfshirë... edhe Luis Diaz. Madje, kolumbiani e ka quajtur qenin e shtëpisë njëlloj si mesfushori gjerman!

30 Maj 2022, 11:07 Nga DOSJA

E veçantë! Luis Diaz ‘humbi’ edhe kundër qenit

ANGLI - Luis Diaz ishte arma e Liverpoolit në gjysmën e dytë të sezonit, edhe pse në fund kolumbiani nuk mjaftoi, as për t'ia rrëmbyer Manchester Cityt Premier League dhe as për të fituar Champions League kundër Real Madridit. 

Në çdo rast, blerja e tij ishte shumë pozitive, 45 milionë eurot e paguara për Porton duken të shpenzuara shumë mirë dhe Klopp e ka përfshirë shpesh atë në skuadrën e titullarëve.  Në finalen e madhe të Champions League, anësori portugez Diaz nuk shkëlqeu, por sigurisht që pati mundësinë të fliste me një nga lojtarët e tij të preferuar: mesfushorin gjerman Toni Kroos.

Sipas “Guardian”, në fakt, kolumbiani e ka quajtur edhe qenin e shtëpisë së tij... Toni Kroos. Ai është marrë pas Botërorit 2014, të fituar nga Gjermania ku mesfushori ishte një protagonist i madh. Tani, padyshim, me atë që ndodhi, nuk do të thotë që tani qeni brohoriti për Real Madridin në finalen e Parisit. Por me pak fjalë, Luis Diaz humbi edhe ndaj katërkëmbëshit të tij, ndërsa Kroosi i vërtetë mori medaljen e pestë të kampionit të Champions League në karrierën e tij.

Kolumbiani nuk është i vetmi që ka pagëzuar mikun e tij katërkëmbësh për nder të një tjetër futbollisti të madh. Isco kur mbërriti në ‘Santiago Bernabeu’ kishte më shumë se disa probleme, sepse e kishte quajtur qenin e tij... Messi.

E veçantë! Luis Diaz ‘humbi’ edhe kundër qenit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll