Bota

Sherr me thika dhe dy të plagosur në një kafene në Janinë

Gjatë ngjarjes njëri prej tyre ka plagosur tjetrin me thikë dhe i plagosuri i është drejtuar policisë ku e ka denoncuar. Ka denoncuar edhe autori i dyshuar, i cili ka pësuar edhe goditje nga grushtet në fytyrë dhe kështu pasi personat e veprimit të menjëhershëm i kanë vënë në pranga, janë transportuar me autoambulancë në spitalin “Hatzikosta” ku po trajtohen. 

30 Maj 2022, 12:50 Nga DOSJA
Sherr me thika dhe dy të plagosur në një kafene në
Foto ilustruese

GREQI- Një 62-vjeçar dhe një 68-vjeçar janë grindur brenda një kafeneje në zonën e Eleousës në Janinë, por sherri është kthyer në diçka më të rëndë ku ka filluar dhe goditja me thikë. Kështu, të dy kanë arritur të plagosen, por edhe të arrestohen!

Sipas mediave greke, gjatë ngjarjes njëri prej tyre ka plagosur tjetrin me thikë dhe i plagosuri i është drejtuar policisë ku e ka denoncuar. Ka denoncuar edhe autori i dyshuar, i cili ka pësuar edhe goditje nga grushtet në fytyrë dhe kështu pasi personat e veprimit të menjëhershëm i kanë vënë në pranga, janë transportuar me autoambulancë në spitalin “Hatzikosta” ku po trajtohen. 

Fillimisht autorët kanë rrahur dhe fyer pronarin i cili është transportuar në spital i gjakosur, ndërsa kanë shkaktuar dëme të shumta duke thyer karrige dhe tavolina. Policia e njësisë vendore ka identifikuar dy nga autorët, ndaj të cilëve ka ngritur kallëzim për kanosje, fyerje dhe shkaktim të lëndimeve dhe dëmtimeve trupore dhe është në kërkim të tyre, ndërsa të tjerëve po punohet për të verifikuar detajet.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll