Bota

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë tragjedi në Brazil, 56 të vdekur

Më shumë se 3,900 njerëz kanë humbur gjithashtu shtëpitë e tyre për shkak të reshjeve shkatërruese.

30 Maj 2022, 10:26 Nga DOSJA
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë tragjedi në Brazil, 56
Foto Ilustruese

BRAZIL- Një rrëshqitje dheu ka ndodhur nga shirat e dendur, në Jaboatao dos Guararapes, Brazil. 56 persona kanë ndërruar jetë në Pernambuco të Brazilit si pasojë e shirave të dendura, dhe 25 kanë mbetur të plagosur. Më shumë se 3,900 njerëz kanë humbur gjithashtu shtëpitë e tyre për shkak të reshjeve shkatërruese.

Siapas CNN, disa nga vdekjet thuhet se u shkaktuan nga rrëshqitjet e dheut në zonën më të madhe të Recife, tha mbrojtja civile e Pernambuco, e cila u ka kërkuar banorëve që jetojnë në zona me rrezik të lartë të kërkojnë strehim diku tjetër.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha se ushtria braziliane do të ndihmonte të prekurit dhe se ai do të udhëtonte personalisht në Recife të hënën për të vlerësuar situatën. Verilindja e Brazilit ka vuajtur nga vëllime jashtëzakonisht të larta të shiut, thonë zyrtarët. Disa zona kanë regjistruar më shumë reshje shiu në 24 orët e fundit sesa vëllimi i përgjithshëm i parashikuar për muajin maj.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll