Bota

Kryeministri i Spanjës: Mbështetja e NATO-s për Ukrainën është e 'pathyeshme'

Sanchez, ka deklaruar se mbështetja e NATO-s për Ukrainën është e pathyeshme dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk do të arrijë objektivat e tij

30 Maj 2022, 11:49 Nga DOSJA
Kryeministri i Spanjës: Mbështetja e NATO-s për Ukrainën
Foto ilustruese

SPANJË-Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ka deklaruar se mbështetja e NATO-s për Ukrainën është e pathyeshme dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk do të arrijë objektivat e tij në vendin që Rusia pushtoi më 24 shkurt.

"Mbështetja e Ukrainës me vendosmëri është mënyra e vetme për të siguruar që Evropa dhe bota që kemi ndërtuar të ketë një të ardhme të caktuar," tha Sanchez.

Sipas Sky News, kjo vjen ndërsa Moska po përpiqet të tronditë vendosmërinë e Suedisë dhe Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n. Spanja po e mbështet paketën e re të sanksoneve kundër Rusisë, por se ende nuk ka marrëveshje pasi disa shtete anëtare mbeten shumë të varura nga importet e naftës.

(d.d)/dosja.al

 

 

Sondazh

Poll