Bota

Spanja mbështet sanksionet e reja kundër Rusisë

Udhëheqësit e BE-së do të bien dakord në një samit më vonë se paketa e sanksioneve në përgatitje

30 Maj 2022, 11:12 Nga DOSJA
Spanja mbështet sanksionet e reja kundër Rusisë
Foto ilustruese

SPANJË- Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albares, ka deklaruar se Spanja po e mbështet paketën e re të sanksoneve kundër Rusisë, por se ende nuk ka marrëveshje pasi disa shtete anëtare mbeten shumë të varura nga importet e naftës së papërpunuar ruse dhe ngurrojnë t'i bllokojnë ato.

"Ka dy synime që kemi kur miratojmë një paketë sanksionesh. Njëri nuk po lejon presidentin rus Vladimir Putin të financojë përpjekjet e tij të luftës me kapital evropian dhe tjetri nuk po lejon që lufta e Vladimir Putin të destabilizojë Bashkimin Evropian," tha Albares.

Sipas Sky News, Udhëheqësit e BE-së do të bien dakord në një samit më vonë se paketa e sanksioneve në përgatitje duhet të përfshijë një embargo ndaj importeve të naftës ruse si ndëshkim për pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Çmimet e naftës arritën sot në nivelin më të lartë në dy muaj, mes parashikimeve se do të arrihet një marrëveshje dhe se kjo do të dëmtojë furnizimin global të naftës.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll