Bota

Ministrja e Jashtme franceze mbërrin në Kiev, takohet me Zelenskyyn

Colonna do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe homologun e saj Dmytro Kuleba në Kiev për të diskutuar mbështetjen e Francës për Ukrainën.

30 Maj 2022, 10:29 Nga DOSJA
Ministrja e Jashtme franceze mbërrin në Kiev, takohet me Zelenskyyn
Catherine Colonna

UKRAINË- Ministrja franceze e Punëve të Jashtme Catherine Colonna mbërriti sot në Kiev dhe lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në llogarine e saj zyrtar. Sipas CNN, ky është udhetimi i saj i parë në Ukrainë që pas fillimit të luftës.

Colonna do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe homologun e saj Dmytro Kuleba në Kiev për të diskutuar mbështetjen e Francës për Ukrainën.

"Do e mbështesim Ukrainën në të gjitha fushat, dhe në veçanti bllokimin e eksporteve të drithit dhe farave vajore nga Ukraina"- tha Ministria Franceze e Punëve të Jashtme.

Ministria tha se vizita e Colonna-s është për të demonstruar solidaritetin e Francës me popullin ukrainas dhe për të forcuar mbështetjen e saj për Ukrainën, si në aspektin humanitar dhe financiar ashtu edhe në aspektin e furnizimit me pajisje mbrojtëse.

Sipas ministrisë, Colonna gjithashtu do të vizitojë qytetin e Bucha dhe do të dhurojë pajisje të sigurisë civile, duke përfshirë kamionë zjarri dhe ambulanca, nga Franca për autoritetet ukrainase. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll