Bota

OBSH: 257 raste të konfirmuara me linë e majmunëve, pritet rritje

Shfaqja e papritur e njëkohshme në disa vende jo-endemike “tregon se mund të ketë pasur transmetim që nuk është zbuluar për një periudhë kohe

30 Maj 2022, 10:38 Nga DOSJA
OBSH: 257 raste të konfirmuara me linë e majmunëve, pritet rritje
Foto Ilustruese

ZVICËR-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se shpërthimi i vazhdueshëm i lisë së majmunit aktualisht paraqet një rrezik të moderuar për shëndetin publik global. Deri më tani janë konfirmuar 257 raste të lisë së majmunëve dhe rreth 120 raste janë të dyshuara.

Sipas mediave të huaja, nuk është raportuar për asnjë të vdekur. OBSH thekson se identifikimi i rasteve të konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve që nuk kanë pasur lidhje të drejtpërdrejta me një zonë endemike.

Shfaqja e papritur e njëkohshme në disa vende jo-endemike tregon se mund të ketë pasur transmetim që nuk është zbuluar për një periudhë kohe, ndërsa ngjarjet e fundit kanë përforcuar përhapjen e virusit.

Në raportin e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon tre veprimet e menjëhershme që duhen ndërmarrë: ofrimi i informacionit të saktë për ata që mund të jenë më të rrezikuar; ndalimi i përhapjes së mëtejshme midis grupeve të rrezikut dhe mbrojtja e punonjësve shëndetësorë në linjën e parë.

OBSH sugjeroi gjithashtu se punonjësit shëndetësorë që nuk janë të njohur me linë e majmunit mund të mos e kuptojnë atë që po shohin kur një person i prekur vjen për kujdes.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll