Bota

Ministria ruse e mbrojtjes: Rusia goditi kantierin detar në Mykolaiv të Ukrainës

Administrata rajonale e Mykolaiv tha se zonat e banuara të qytetit Mykolaiv ishin granatuar ditën e djeshme

30 Maj 2022, 11:29 Nga DOSJA
Ministria ruse e mbrojtjes: Rusia goditi kantierin detar në Mykolaiv
Foto ilustruese

RUSI-Ministria ruse e mbrojtjes, njoftoi këtë mëngjes se forcat e saj kishin goditur një objekt të ndërtimit të anijeve në qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv. Artileria ruse goditi një hangar në kantierin e anijeve Okean të Mykolaiv, duke shkatërruar automjete dhe pajisje të tjera.

Sipas Sky News, raporti ende nuk është verifikuar. Kjo vjen pasi administrata rajonale e Mykolaiv tha se zonat e banuara të qytetit Mykolaiv ishin granatuar ditën e djeshme , duke vrarë një civil dhe duke plagosur gjashtë. 

Shumë nga lagjet në Mykolaiv tani janë të shkreta, të shkatërruara nga bombardimet, të braktisura nga banorët që kanë ikur të sigurt në Evropë ose në Ukrainë.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll