Bota

Fshehu drogën në një arush prej pellushi, arrestohet shqiptari në Kretë

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu edhe dy celularë, 685 euro dhe një makinë, të cilat sipas autoriteteve përdoreshin për trafik droge

30 Maj 2022, 10:55 Nga DOSJA
Fshehu drogën në një arush prej pellushi, arrestohet shqiptari
Foto ilustruese

GREQI- Një shqiptar ditën e diel është vënë në pranga nga policia greke. 32-vjeçar, i paidentifikuar nga mediat greke u kap nga oficerët e Ekipit Rajonal të Prokurorisë së Drogës pasi kishte fshehur drogë në një arush pellushi.

Sipas mediave të huaja, shqiptari u pikas nga qentë anti-drogë në port, të cilët nuhatën lëndën narkotike që kishte 32-vjeçari. Policia gjeti dhe sekuestroi 38 “kuti” me gjithsej 16 gramë kokainë, të cilat ishin fshehur në një arush pellushi dhe në kuti pilulash. 

Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu edhe dy celularë, 685 euro dhe një makinë, të cilat sipas autoriteteve përdoreshin për trafik droge. 32-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale shitje tw lëndëve narkotike. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll