Bota

Von Cramon dhe Varhelyi vizitë në Serbi, do të flasin për dialogun me Kosovën dhe sanksionet ndaj Rusisë

Von Cramon ka qenë kritike ndaj autoriteteve serbe në disa raste në të kaluarën dhe është sulmuar nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe media pro-regjimit.

30 Maj 2022, 11:18 Nga DOSJA
Von Cramon dhe Varhelyi vizitë në Serbi, do të flasin për
Oliver Varhely dhe Viola von Cramon

SERBI- Eurodeputetja Viola von Cramon do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd ditën e sotme. Vuçiç gjithashtu pritet të takohet edhe me Komisionerin Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Në portalin e European Western Balkans u tha se disa nga temat e bisedës do të jenë procesi i integrimit evropian të Serbisë, harmonizimi me masat kufizuese ndaj Rusisë, çështjet energjetike dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Von Cramon, si anëtare e Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Serbi, ka qenë kritike ndaj autoriteteve serbe në disa raste në të kaluarën dhe është sulmuar nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe media pro-regjimit.

Të enjten, Vuçiç u tha gazetarëve se ai priste vizita të rëndësishme nga Evropa dhe Rusia në të ardhmen e afërt.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll