Sport

VIDEO/ Festa e Monzas, në dhomën e zhveshjes edhe Berlusconi, një ëndërr 110-vjeçare që bëhet realitet!

Shikoni pamjet festive në dhomën e zhveshjes të skuadrës së Monzës. Midis futbollistëve edhe “Cavaliere”, i cili e ka postuar videon në faqet sociale

30 Maj 2022, 10:23 Nga DOSJA

VIDEO/ Festa e Monzas, në dhomën e zhveshjes edhe Berlusconi, një

ITALI - Batutën e famshme të Renato Pozzetto: “Unë jam nga Monza, por nuk do të mund të vijmë kurrë në Serie A”, mund ta fusim në dosjen e parashikimeve të gabuara. Citimi është në filmin e vitit 1979, kur Monza humbi “play-off”-in ndaj Pescaras, çasti më i bukur kur u ‘trokit’ në dyert e Seria A.

Monza lindi më 1 shtator 1912. Pas njëzet vitesh të kaluara në divizione të ndryshme rajonale dhe kombëtare, bardhekuqtë, në vitin 1935, bënë debutimin e tyre në Serinë C. Në vitin 1951 ata zbarkuan në Serinë B dhe aty ngelën, me ulje-ngritje deri në Serinë D.

Pika e kthesës ndodhi në vitin 2018 kur Berlusconi vendosi të blinte klubin dhe t'ia besonte menaxhimin Gallianit. Çifti që e solli Milanin në majën e botës, pati sukses në një arritje po aq të madhe, duke e ngjitur Monzën në Serinë A pas më tepër se një shekull.

Festa në dhomat e zhveshjes së Monzas ishte e natyrshme. I shoqëruar nga admninistratori Calliani, pjesëtar i saj u bë edhe “Cavaleire” Berlusconi, i cili pamjet e festës i bëri publike nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll